Urim i veçantë i Shaqirit për Ditëlindjen e Zvicrës

Shqiptari i cili luan për Kombëtaren e Zvicrës, Xherdan Shaqiri, ka postuar një foto në rrjetin e tij social Instragram, ku i ka uruar ditëlindjen e 727-të Zvicrës.

Në foton e postuar, Shaqiri është i mbështjellë me flamurin e Zvicrës.

Gjithashtu, në mbishkrimin e fotos, ai ia ka uruar ditëlindjen Zvicrës në tri gjuhët zyrtare të vendit, frëngjisht, gjermanisht dhe italisht, si dhe në anglisht.

“Gëzuar ditëlindjen Zvicra ime e dashur”, shkruan Shaqiri në Instagram.

Xherdan Shaqiri u lind në Zhegër të Gjilanit, por në moshën njëvjeçare emigroi me familje në Zvicër, ku jetojnë që nga atëherë.

Shaqiri është pjesë e Kombëtares së Zvicrës që nga viti 2010 dhe gjatë kësaj kohe i ka bërë 74 paraqitje.

Ai mori pjesë në Botërorin e vitit 2010, 2014 dhe 2018, si dhe në Europianin e vitit 2016.

Image