Ushqimet që bëjnë magji në shkrirjen e dhjamit

Humbja e peshës nuk është e lehtë. Sidomos kur dhjamin e keni në regjionin e barkut apo këmbëve. Përtej dietave strikte, ekzistojnë disa ushqime që ju ndihmojnë në djegien e yndyrës. Këto produkte përfshijnë fruta, të cilat përmbajnë flavonoide dhe antioksidantë.

Disa nga këto fruta janë:

Manaferrat– njihen për vlerat e larta ushqyese, që i përmbajnë. Ato përmbajnë polifenole, të cilat jo vetëm që ndihmojnë në humbjen e peshës, por ato e parandalojnë krijimin e dhjamit. Një studim i bërë nga Universiteti i Texasit, ka zbuluar që konsumimi i rregullt i manaferrave, i zvogëlon qelizat yndyrore të barkut për 73%.

Bostani– sipas një studimi të bërë nga Universiteti Kentucky, konsumimi i bostanit mund ta zvogëlojë dhjamin dhe akumulimin e lipideve të dëmshme.

Mollët e kuqe– në përgjithësi mollët janë të pasura me fibra, të cilat ndihmojnë në zvogëlimin e dhjamit për 3.7%. Kjo do të thotë që mollët ndihmojnë në humbjen e peshës në mënyrë efikase.

Nektarinat dhe pjeshkat– kjo familje e frutave njihet për luftimin e sindromës metabolike, që përfshinë shumë çrregullime kryesisht të lidhura me obezitetin. Ato përmbajnë sasi të vogël të sheqerit dhe kanë përbërës, të cilët janë idealë në humbjen dhe shkrirjen e dhjamit.

Dardhat– krahas shijes së tyre të mirë, dardhat përmbajnë shumë fibra dhe vitamina, që ndikojnë në humbjen e peshës. Ato alternojnë më gjenet e yndyrës dhe i reduktojnë ato.

Qershitë– nëse jeni në dietë atëherë primare duhet të jetë përdorimi i shumë frutave gjatë gjithë kohës. Një ndër to janë pikërisht qershitë, të cilat krahas shijes së mirë, kanë një ndikim tejet të rëndësishëm edhe në humbjen e peshës.

SHPËRNDAJE