Ushtarët grekë bëjnë shqiponjën, shikojeni çka u bën Greqia atyre

7 rekrutët shqiptarë në Greqi, të cilët u fotografuan duke bërë me duar shqiponjën, janë dënuar me 60 ditë burg.

Vendimi është marrë, pas hetimeve të Shtabit të Përgjithshëm ndërsa është firmosur dhe nga ministri i Mbrojtjes, Panos Kamenos.

Ndërkohë sipas gazetës “Protothema”, hetimi është ende në vazhdim. Kjo foto e bërë në repartin e këmbësorisë së ushtrisë greke, në Mesologji, ngjalli një furtunë me reagime.

Madje ministri grek i Mbrojtjes, i njohur si nacionalist, akuzoi se në këtë foto ka gisht edhe kryeministri Edi Rama, nisur nga debati i vitit që shkoi për çështjen çame, e që Panos Kamenos e lidh me “Shqipërinë e Madhe”.

Ndërkohë, historiani Arben Llalla, i cili jeton në Maqedoni, hedh dyshime se fotoja me ushtarët që bënë shqiponjën në një repart ushtarak të Greqisë është vepër e shërbimit ushtarak grek.

SHPËRNDAJE