Ushtrimi që po hap debat, e gjeni dot zgjidhjen e tij?

Në pamje të parë ky ushtrim matematike duket i thjeshtë, por në rrjete sociale ka përhapur shumë debat për përgjigjen e tij.

Me mijëra përdorues të Facebook kanë komentuar përgjigjen e tyre duke e shpjeguar por shumë prej tyre kanë gabuar.

Ushtrimi është ky: 8 ÷ 2 (2 + 2).

Profesori Steven Strogatz shpjegoi hapat për zgjidhjen e saj.

Sipas rregullave matematikore, së pari kryen veprimet brenda kllapave. Pra (2 + 2 = 4). Më pas kemi ushtrimin e tillë 8 ÷ 2×4. Në këtë rast veprimet bëhen sipas rradhës, 8 ÷ 2=4 e më pas 4×4=16.

Sipas profesorit, gabimi që bënin shumica ishte që kryenin shumëzimin në fillim ku dilte se 2×4=8 e më pas bënin pjesëtimin, 8÷8=1.