Uta Ibrahimi merr çertifikatën zyrtare të ngjitjes në Majën Everest

Uta Ibrahimi është alpinistja e parë shqiptare që është ngjitur në malin më të lartë në botë “Everest”, ku edhe ka vendosur flamurin kombëtar dhe atë të Kosovës atje.

Alpinistja nga Kosova ka marrë edhe certifikatën zyrtare të cilën e ka ndarë me miqtë e saj në rrjetin social Facebook.

Qeveria e Nepalit – Departamenti i Turizmit kësisoj ia ka dorëzuar certifikatën Utës, e cila me sukses është ngjitur në majën Everest – 8848 metra mbi nivelin e detit, në muajin maj të këtij viti.

Mali Everest është mali më i lartë i vargmaleve të Himalajës, dhe maja e tij vendi më i lartë i Tokës mbi sipërfaqen e detit, me lartësi 8.848 metra. Gjendet ndërmjet Nepalit dhe Tibetit, në kordinanca gjeografike 28ο Β, 87ο Α. Lartësia e tij ndryshon çdo vit disa milimetra për arsye të krijimit të maleve që krijoi Himalajat dhe vazhdon edhe në periudhën tonë sepse pllaka tektonike e Indisë përplaset me atë të Azisë. 8.850metrat janë në dy të tretat e lartësisë së troposferës. Në këtë lartësi ajri është i rrallë dhe mungesa e oksigjenit, erërat e forta dhe temperaturat shumë të ulta e bëjnë të pamundur lulëzimin e bimëve dhe barit në faqet më të larta.

SHPËRNDAJE