Vajza e deputetit, e “djeg rrjetin” për ditëlindje

Pavarësisht se nëna e saj është një figurë e njohur publike, për shkak se ka qenë deputete e Kuvendit të Shqipërisë me Partinë Demokratike, Ada Deda ka zgjedhur ta fitojë vetë famën pa përdorur të ëmën.

Ajo është shumë e re, por tashmë është fytyrë e njohur në botën e modelingut dhe fotografisë.

Vajza e ish-deputetes Albina Deda ka një numër të lartë ndjekësish në rrjetet sociale dhe kjo për shkak të linjave trupore bombastike që zotëron.

Mbrëmjen e djeshme Ada ka festuar 20-vjetorin e saj të lindjes dhe nga postimet në Instagram, tregon se ka qenë e veshur porsi një princeshë.

Ajo ka postuar një foto mjaft provokuese, ku shfaqet me një body ngjyrë bojëqielli me shkëlqim.

Ndërkohë vihet re se Ada Deda ka ndryshuar edhe look kohët e fundit, pasi ishim mësuar ta shihnim bionde.

SHPËRNDAJE