Vajza e kryetarit te PDK-së në Malishevë rehatohet me punë në ministri

Punësimi familjar në institucionet publike të Kosovës, vazhdon të jetë fenomen i zakonshëm në Kosovën e pasluftës.

Një punësim i tillë ka ndodhur së fundmi në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), ku është rehatuar vajzë e një politikani nga radhët e PDK-së.

Indeksonline ka siguruar dokumentin përmes së cilit dëshmohet se vajza e vajza e zëvendësministrit të Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Isni Kilaj është punësuar në MMPH.

Valentinë Kilaj – Fazliu është përzgjedhur si kandidatja më e suksesshme në pozitën e zyrtares për Vlerësimin e Gjendjes së Ujërave Sipërfaqësore dhe Nëntokësore në ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Kjo ministri udhëhiqet nga Fatmir Matoshi i Aleancës Kosova e Re, ndërsa zëvendësministër është Kurtan Kajtazi që është nga radhët e PDK-së, ku bën pjesë edhe i ati i saj, Isni Kilaj.

Isni Kilaj, zëvendësministri që vjen nga radhët e PDK-së, ka pohuar për KALLXO.com se për përzgjedhjen

Zyrtarja e re për Vlerësimin e Gjendjes së Ujërave Sipërfaqësore në MMPH është vlerësuar më 73.65 për qind.

Sipas dokumentit që posedon Indeksonline, ky vendim është marrë më 19 prill të këtij viti.

Kujtojmë se Kilaj më 6 maj është rizgjedhur edhe kryetar i PDK-së në komunën e Malishevës.

SHPËRNDAJE