Vajza e Lutfi Hazirit e bën veprimin më të bukur të karrierës (Foto)

Vajza e Lutfi Hazirit studimet do t’i vazhdojë në SHBA Vajza e kryetarit të Gjilanit, Lutfi Hazirit dhe këngëtares, Myrvete Bajrami-Hazirit ka shënuar një sukses në karrierë.

Kënga Haziri do t’i ndjekë studimet në Universitetin e Harvardit. Këtë e ka bërë të ditur nëna e saj, Myrvetja, e cila përmes një imazhi i ka dëshiruar sukses së bijës.

Krahas imazhit, në të cilin shihet karta e Këngës e Universitetit të Harvardit, Myrvetja ka marrë pëlqime dhe urime të shumta me rastin e pranimit të së bijës në këtë Universitet prestigjioz.

Ndryshe, Lutfi Haziri dhe Myrvete Bajrami-Haziri kanë së bashku tri vajza dhe një djalë. Kujtojmë që Universiteti i Harvardit është një ndër universitetet private më të vjetra dhe më të njohura të ShBA’së.

 

SHPËRNDAJE