Vajza e Mihajloviç del hapur, zbulon lidhjen me sulmuesin e njohur italian

Viktorija Mihajlovic, vajza e trajnerit serb Sinisa Mihajlovic, nuk e ka fshehur më lidhjen e saj me sulmuesin e talentuar italian Pietro Pellegri, pasi ka postuar foto në Instagram, në krah të tij.

“Rrëmuja e zemrës time”, ishte fraza e përdorur nga 24-vjeçarja, për foton e postuar me Pellegrin, ndërsa ky i fundit komentoi menjëherë me fjalët “i çmendur pas teje”.

Sulmuesi Pietro Pellegri është rreth 4 vite më i vogël se Viktorija dhe që prej verës së 2018-ës luan në Monaco e jeton pikërisht në principatën franceze, ndërsa kohët e fundit ka ndarë apartamentin e tij pikërisht me vajzën e trajnerit serb Mihajlovic.