Vajzën 10 vjeçare se ndal as karroca me rrota, frymëzon gjithë botën me këtë video

Asgjë nuk mund të ndal për të bërë atë që dëshiron.

Video motivuese vjen nga Karolina e Jugut, me 10 vjeçaren, Lauren Bush, e cila edhe pse në një karrocë me rrota vijon të frymëzojë botën. Vogëlushja ka mahnitur me performacën e saj në kërcim.

Lauren ka dy vite që vallëzon në Akademinë e Vallëzimit dhe pronarja, Stephanie Jenkins thotë se 10 vjeçarja ka një shpirt tejkalues dhe jeton dhe e do jetën në maksimum.

Vogëlushja vuan nga një gjendjen e rrallë kockore, e quajtur osteogenesis imperfecta (eshtra të brishtë), por kjo nuk e ndalon atë të bëjë atë që do.

SHPËRNDAJE