VALA drejt dështimit final, tashmë edhe qytetarët po largohen prej saj

Kompania e telefonisë Vala tash e një kohë po përballet me probleme të shumta, në veçanti nga politizimi i skajshëm i saj përmes punësimeve të stërngarkuara më militantë partiak të të gjitha partive në Kosovë duke e sjellur këtë kompani publike para falimentimit.

Se gjithçka po shkon si mos më keq në këtë kompani dëshmon edhe largimi i shumë qytetarëve nga shërbimet që ofron VALA për shkak të mungesës së shtrirjes në tërë territorin e saj pas një keqmenaxhimi dhe drejtimi politik që ka marrë kjo kompani, shkruan gazeta online veriu.info

Njëri nga këta qytetarë që publikisht ka njoftuar largimin nga shërbimet e VALA-s është edhe biznesmeni i njohur kosovar Burim Piraj, i cili ka bërë të ditur se VALA nuk po funksionon rregullisht dhe ka rrjet interneti shumë të dobët në Sharr dhe kjo e ka shtyrë që të heq ndoshta krejtësisht numrin e VALA-s.

Ai ka hedhur akuza ndaj atyre që siç i quan ai kapës të shtetit që po e falimentojnë qëllimisht këtë kompani për ta privatizuar me çmim të lirë.

Kujtojmë që biznesmen i njohur kosovar Burim Piraj është pothuajse i vetmi në Kosovë që tash e disa vite ua paguan punëtorëve rrogën e 13, për çka ka marrë lavdata të shumta nga qytetarët e vendit tonë.

VALA ka një kohë që po përballet me probleme të shumta sidomos në keqmenaxhim dhe ndërhyrje politike për të cilat VERIU.INFO ka raportuar ekzkluzivisht dhe në mënyrë të vazhdueshme..Veriu.info/

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE