Vala e dytë e COVID-19 godet Evropën, ku ishte dështimi

Pas ndalimit të suksesshëm të valës së parë të infeksionit dhe vdekjeve nga koronavirusi, Evropa tani është në mes të valës së dytë të infeksionit, derisa janë rritur pyetjet se çfarë shkoi gabim.

Rastet ditore në Bashkimin Evropian dhe në Mbretërinë e Bashkuar shënuan rekord mbi 45.000 në 14 ditë, sipas Qendrës Evropiane për Parandalim dhe Kontroll të Sëmundjeve dhe janë duke u vendosur masa të reja në vendet të cilat janë rihapur. Liderët kanë ngritur shqetësimin për ngarkesën me të cilën mund të përballen spitalet në muajt e ardhshëm.

Shifrat e vdekjeve në Evropë janë stabilizuar për 72 ditë, sipas ECDC-së, megjithëse Bulgaria, Kroacia, Malta, Romania dhe Spanja janë duke parë rritje të rasteve, shkruan CNN, transmeton KOHA.

Janë disa trendë të cilat mund ta shpjegojnë rritjen e rasteve. Vërshimi i rasteve erdhi pas pushimeve të verës, kur punëtorët e rikthyen në punë dhe fëmijët në shkolla.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka sugjeruar se rritja mund të vije pas relaksimit të masave.

Përkundër rritjes së numrit të rasteve dhe vdekjeve të fundit në Evropë, krahasuar me SHBA-në ky kontinent është në gjendje më të favorshme. Evropa ka raportuar 4.4 milionë raste me 217.278 vdekje krahasuar me popullsinë me 750 milionë, derisa SHBA-ja ka raportuar 6.7 milionë raste dhe 198.000 vdekje dhe ka popullsinë 330 milionë.

SHPËRNDAJE