Valë shkarkimesh në Telekom- Sot pritet të largohen edhe 10 menaxherë

Edhe gjatë ditës së sotme menaxhmeti i Telekomit të Kosovës pritet të vazhdojë me shkarkime të reja. Ky menaxhment ka vendosur që për shkak të përformancës së dobët të shkarkojë edhe dhjetë menaxherë regjional që kryesisht vijnë nga departamenti i shitjes.

Këtë e ka bërë të ditur për KosovaPress, kryeshefi i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi, i cili gjatë një intervistë ka paralajmëruar shkarkime të reja.

Si shkaktar të këtyre shkarkimeve, Istrefi po e konsideron përformancën e dobët të këtyre menaxherëve.

Derisa thotë se do të jetë i pakompromisë ndaj atyre që tregojnë përformancë të dobët, i pari i Telekomit paralajmëroi çdo ditë shkarkime të tjera.

Kryeshefi i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi teksa ka folur për shkarkimet e djeshme brenda kësaj korporate publike, tha se janë bërë 6 shkarkime.

Istrefi ka dhënë sqarime lidhur me shkarkimin e Demir Limaj, drejtor i shitjes në Telekomin e Kosovë.

Gjatë ditës së djeshme përveç Demir Limajt, të shkarkuar të tjerë janë Arsim Bilalli dhe Arben Shaban.

SHPËRNDAJE