Valon Berisha flet pas dy golave ndaj Dortmundit

Valon Berisha shkëlqeu duke shënuar dy gola në fitoren e austriakëve në këtë transfertë të vështirë.

Valon Berisha ishte protagonisti i madh i sfidës mes Borussias së Dortmundit dhe Salzburgut, duke shënuar dy gola në fitoren e austriakëve në këtë transfertë të vështirë.

Në një lidhje për emisionin e Europa League-s në Supersport ai shprehu emocionet e për këtë dygolësh, që i jep shanse shumë të mira skuadrës së tij për t’u kualifikuar.

Berisha është futbollisti që ka shënuar golin e parë për Kosovën në kualifikueset e një eventi madhor, pikërisht ndaj Finlandës në sfidën e parë në grup.

Duke folur për ndjesitë e atij goli dhe emocionet e finalizimeve ndaj Dortmundit, Berisha u shpreh se nuk kanë të krahasuar.

Berisha foli edhe për pritshmëritë e tij për të ardhmen, duke e treguar hapur ambicien se një ditë dëshiron të luajë në një skuadër të madhe.

SHPËRNDAJE