Valon Berisha na bën KRENAR me fjalët pas ndeshjes, ja çka thotë

Para pak çastesh ka përfunduar takimi ndërmjet Kosovës dhe Anglisë.Tre Luanët arrit t’i mposhtin ‘Dardanët’ me rezultat përfundimtar në 5:3.

Por, nga e gjithë kjo djelmoshat e Challandes nuk u dorëzuan deri në momentet e fundit të takimit, madje e kërkuan edhe barazimin, por që fatkeqësisht nuk ia dolën.

Pas ndeshjes foli edhe Valon Berisha, i cilit tregojë për mundësitë që i kishte Kosova në fushë sonte dhe se si e pa ai nga afër fuqinë e kundërshtarit:

“Filluam shumë mirë direk me një gol. E kemi ditur që ka me qenë shumë vështirë. individualisht janë më të mirë se na”, tha fillimisht Berisha.

“Në pjesën e dytë kemi treguar se çfarë zemre të madhe kemi. Faleminderit të gjithëve që kanë ardhur të na përkrahin. Jemi lidhur shumë mirë me njëri tjetrin. Ia shënuam Anglisë 3 gola për ta bërë krenar çdo shqiptar.

Lojtarë me shumë klas, me shumë kualitet. Kanë qenë shumë efektiv, ndoshta edhe ne nuk u mbrojtëm mirë. Në pjesën e dytë hymë sikurse të ishte zero- zero dhe ta tregojmë zemrën tonë”, përfundoi Valoni./GazetaBlic/

SHPËRNDAJE