Valon Syla: Shteti të apelojë kosovarët të mos udhëtojnë kah Serbia

Analisti politik, Valon Syla, ka thënë se Shteti dhe Diplomacia kosovare duhet të apelojnë tek qytetarët që të mos udhëtojnë nëpër Serbi, pasi që autoritetet e këtij vendi me dëshmi të falsifikuara dhe duke manipuluar romët, po ndalojnë shtetasit e vendit, si në rastin e Nezir Mehmetajt.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Syla ka thënë se Mehmetajt në Beograd i janë caktuar 30 ditë paraburgim pa bazë dhe fakte.

“Shteti dhe Diplomacia kosovare do duhet të reagojnë serizosht dhe të apelojnë te qytetarët e Kosovës që mos të udhëtohet kah Serbia. Sot me dëshmi të falsifikuar, duke manipuluar një pjestare të kominitetit rom, të ndaluarit Nezir Mehmetaj në Beograd ju është zgjatur paraburgimi në 30 ditë pa bazë dhe fakte”, ka shkruar ai në Facebook.

Shkrimi i plotë:

Shteti dhe Diplomacia kosovare do duhet të reagojnë serizosht dhe të apelojnë te qytetarët e Kosovës që mos të udhëtohet kah Serbia. Sot me dëshmi të falsifikuar, duke manipuluar një pjestare të kominitetit rom, të ndaluarit Nezir Mehmetaj në Beograd ju është zgjatur paraburgimi në 30 ditë pa bazë dhe fakte. Kjo duket më shumë si hamkmarrje ndaj dënimit të fundit serbëve për krime lufte në Kosovë.

Secili që kalon kah Serbia mund ta gjej një fat i tillë dhe lehtë mund të përfundoj si peng politik./gazetametro.net