Vazhdojnë përplasjet për UNESCO, Daçiq: Pacolli nuk mund ta fitojë betejën me para

Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, ka deklaruar sot për “blicin” e Beogradit se Kosova nuk ka vota të mjaftueshme për anëtarësim në UNESCO dhe se shefi i diplomacisë kosovare Behgjet Pacolli mendon se çdo gjë mund të zgjidhet me të holla.

“Ne kemi fituar para dy vjetësh, edhe pse vendet më të fuqishme e kanë përkrahur”, ka thënë Daçiq duke theksuar se 30 emisarë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë gjatë periudhës së shkuar kanë lobuar nëpër botë dhe se nuk ka kurrfarë shansi që Kosova të marrë numër të mjaftueshëm të votave.

Këshilli i Ekzekutiv i UNESCO-s mbahet në tetor, Konferenca e Përgjithshme në nëntor. Ata ende s’e kanë paralajmëruar temën dhe gjasat janë vogla që këtë ta bëjnë, ka sqaruar Daçiq.

“Kanë humbur para dy vjetësh, do të humbasin edhe tani dhe të gjitha herëve tjera”, ka kërcënuar Daçiq.

/

SHPËRNDAJE