Vazhdojnë telashet në LDK, degradon procesi zgjedhor në Bare të Mitrovicës

Dega e LDK-së e ka rinisur procesin zgjedhor në Mitrovicë pas një ndërprerje disa javore, por që duket se telashet s’kanë të ndalur në këtë subjekt politik.

Veriu.info mëson se sonte LDK ka pas të paraparë mbajtjen e zgjedhjeve te brendshme në nëndegën në fshatin Bare, por që atje procesi ka degraduar.

Prishja e procesit të ligjshëm zgjedhore ka ndodhur për shkak se në tubim zgjedhor kanë marrë pjesë edhe persona nga Vushtrria, Prishtina dhe Mitrovica, pra persona që nuk jetojnë në këtë fshat.

Burimet e portalit bëjnë të ditur se këtë e ka mundësuar kryetari i degës Ismajl Hajdari, i cili nuk i ka penguar personat e afërt me Faton Pecin dhe Sadri Feratin ta prishin procesin e ligjshëm, me ç’rast kanë zgjedhjr organe të paligjshme.

Në takim mësohet se ka pasur pjesëmarrës nga PDK-ja dhe persona nën moshën 18 vjeçe.

SHPËRNDAJE