Vazhdon gjykimi për krime lufte i ish-ushtarit të UÇK-së, i njohur si “Molla e Kuqe”

Në Gjykatën e Prizrenit vazhdon sot gjykimi ndaj ish-ushtarit të UÇK-së, Remzi Shala, i njohur me nofkën “Molla e Kuqe”.

Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Speciale e Kosovës, e përfaqësuar nga prokurori Haki Gecaj, Remzi Shala akuzohet se në qershor të 1998-ës bashkë me disa persona tjerë pjesëtarë të UÇK-së kanë privuar nga liria Haxhi Përteshin, i cili disa ditë më pas është gjetur i vdekur në afërsi të rrugës në fshatin Duhël.

Remzi Shala që gjatë luftës mbajti nofkën “Molla e Kuqe” në emisionin “Drejtësia në Kosovë” mohoi se ishte i përfshirë në privimin nga liria të Haxhi Përteshit në qershorin e vitit 1998.

SHPËRNDAJE