Vazhdon kriza ekonomike e madhe te Flamurtari, nuk ka paga për futbollistët

Futbolli i Kosovës vazhdon të ketë probleme të mëdha, edhe pas pranimit në instancat më të larta të futbollit botëror, FIFA dhe UEFA.

IpkoSuperliga e Kosovës në këtë fillim sezoni ka dhuruar spektakël, por edhe probleme të vjetra të futbollit kosovar që janë tash e shumë vite.

Befasia e këtij sezoni është klubi nga kryeqyteti, KF Flamurtari, i cili ka befasuar të gjithë më lojën dhe rezultatet.

Flamurtari me trajner Arsim Thaqi, janë duke bërë mjaftë shumë deri më tani, duke u renditur në pozitën e tretë me me 14 pikë, pas shtatë xhirosh të zhvilluara.

Javë më para Arbresh.Info kishte realizuar një intervistë me trajnerin, Arsim Thaqi, i cili kishte pranuar problemet financiare, por se do të tejkalohen pas premtimeve të kryesisë së klubit.

Por, sipas burimeve të Arbresh.Info brenda klubit kuqezi ka mësuar se futbollistët nuk kanë marrë paga që dy muaj, futbollistët e Flamurtarit janë paguar vetëm për muajin shtator, ndërsa për muajt gusht dhe korrik nuk janë paguar fare nga klubi.

Kjo gjendje e rëndë ekonomike te klubi kryeqytetas ka sjellur pakënaqësi të mëdha brenda klubit, pasi që përkundër këtyre problemeve trajneri dhe futbollistët janë duke dhënë maksimumin në fushë dhe janë duke nxjerrur rezultate pozitive.

KF Flamurtari është i regjistruar si OJQ dhe bordi i klubit kishin premtuar se do ta shndërrojnë në shoqëri aksionare, por kjo nuk ka ndodhur ende.

Djelmoshat e Arsim Thaqit, dje në mbrëmje arritën një rezultat fantastik, duke barazuar me Prishtinën në stadiumin “Fadil Vokrri.

SHPËRNDAJE