Vazhdon mbështetja për Ferat Shalën, numërohen arsyet pse duhet të votohet në këto zgjedhje

Vendi është në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që mbahen më 6 tetor e ku do të përcaktohet përbërja e legjislaturës së ardhshme, shkruan gazeta online veriu.info.

Përkrahje të madhe gjithandej është duke marrë edhe kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ferat Shala, i cili nga qytetarë të shumtë po vlerësohet për punën dhe angazhimin e tij në të kaluarën dhe sot.

Ky është statusi i plotë i njërit nga mbështetësit e tij, ku numëron shumë arsye pse vota e tij do të shkojë për Ferat Shalën:

Te nderuar, familjar, miq, shoke dhe te gjithe ju qytetar !

Nuk jam i prirur te beje thirrje politike por nuk jam as i prirur te hesht kur njerezit e duhur jane aty !

Duke i pare te gjithe sfidat qe na presin, si vend dhe si popull, nga ajo me jetike mireqenja socialo ekonomike e qytetareve, ndryshime qe veq se kane filluar, si rrjedhoj e luftes kunder korrupsionit dhe nepotizmit, fillimisht ne shendetsi e keshtu duke vazhduar ne arsim, kultur, inovacion, ndermarrsi, zhvillim ekonomik e integrim ne boten nderkombetare!
Duke qene te vetedijshem se perfundimisht gjate ketij mandati do te arrihet dhe marrveshja perfundimtare me fqinjet e padeshiruar serb, e qe medoemos duhet te jete me e mira e mundshme, per te cilen me shume se kurre duhet te vendosin njerezit e deshmuar ne atdhedashuri!

Si rrjedhoje e gjithe ketyre proceseve qe na presin e kam te leht te flase e te beje thirrje per mbeshtetje, per nje njeri me te kaluar te deshmuar, e qe vetem ata qe kishin fatin ta njohin nga afer, e kuptojne se sa e madhe dhe e nderthurur ne nder, patriotizem e krenari eshte figura e tij !
E lehte te kuptohet edhe nga largesia, kur thelle dhe drejte i shikohet historia,ne cdo rresht te biografise se tij, aq larte dhe te gjalle te mbane krenaria, i lindur dhe rritur ne fryme atdhetare, atdhetar e njohu lufta, atdhetar po e mbane gjalle liria !

Komandanti e krenaria e luftes, Profesori i paqes,ashtu si deri me sot, do vazhdoje te na beje krenare edhe ne liri, i tille u deshmua deri tani, i tille do mbetet dhe i tille do vazhdoje perhere, te tille jane idealistet !

Atdhedashuria, puna, angazhimi e afersia e tij me popullin e bene ate te respektuar dhe te dashur per te gjithe !

I nderuar Ferat Shala, ashtu sic keni punuar dhe vepruar, ne gare po hyn dhe ke me dal faqebardhe, i tille jeni ju,te tille populli do iu njohe perjetsisht !

#31 eshte numri, qindra here me shume jane veprat, qindra here me shume jane arsyet !

Une beje thirrje pasi qe e di dhe besoj fuqishem se edhe pas 6 Tetorit do vazhdoje te eci me koken larte, sepse profa do e deshmoj me punen dhe angazhimin e tij se perkrahja dhe vota per te ishte me se e merituar !

Se patriotizmi vazhdon edhe ne paqe, shembullin me te mire na jep i nderuari Prof.Asoc.Dr.Ferat Shala #31.

Per ty dhe shtetin

#KadriVeseli #1
#FeratShala #31

SHPËRNDAJE