Vazhdon përplasja Vuçiq – KFOR për aksionin në Veri

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha sot se zëdhënësi i KFOR-it Vincenzo Graso me deklaratën e tij të fundit se për aksionin e arrestimeve në veri të Kosovës ishte i informuar kushdo që lexon gazeta konfirmoi deklaratën e tij se “KFOR-inuk e informoi Beogradin për atë që është duke u përgatitur dhe po ndodh”.

“Unë e kam paralajmëruar edhe bashkësinë ndërkombëtare dhe njerëzit tanë se kjo do të ndodhë. Natyrisht, kjo do të shfaqet në shtyp. Nëse ata mendonin për faktin se unë paralajmërova për diçka dhe se shtypi e botoi atë si paralajmërim tim, kjo nuk do të thotë se ata na kanë njoftuar për diçka dhe që e dinim, por se Presidenti Vuçiq zbuloi gjithçka “, tha ai për TvPink.

Zëdhënësi i KFOR-it Vincenzo Graso, i është përgjigjur sot deklaratave të kreut të shtetit serb i cili tha se nuk ishin të njoftuar rreth arrestimeve që u zhvilluan nga aksioni policor në Veri.

Graso ka thënë se rreth 10 ditë më parë në gazetat serbe u publikuan lajme dhe deklarata ku bëheshin të ditura qëllimet për të arrestuar 26 policë në Kosovë./klan