Vdekja e 26 vjeçarit, reagon Xhelal Sveçla

Ushtruesi i detyrës së Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se ka kërkuar angazhim maksimal të Policisë në hetimin e vdekjes së 26-vjeçarit në Qendrën e Studentëve, derisa i ka bërë thirrje Prokurorisë që ta trajtojë me prioritet këtë rast.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Sveçla ka thënë se të gjitha masat që janë në dispozicion të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike do të ndërmerren pa asnjë hezitim.

“Me këtë rast i bëj thirrje Prokurorisë që ta trajtojë këtë rast me prioritet absolut dhe shpresoj që rastet e këtilla të mos përsëriten”, ka shkruar Sveçla.

SHPËRNDAJE