Vdekje e dyshimtë në Prishtinë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të dielën në Prishtinë është gjetur një person i vdekur, ndërsa rrethanat e vdekjes janë të panjohura.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së dielës në rrugën “Jakov Xoxa” në Prishtinë, ku viktima mashkull është gjetur pa shenja jete në banesën e tij.

Njësitet përkatëse të Policisë janë duke e hetuar rastin, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore./GazetaExpress

SHPËRNDAJE