Vdekje e dyshimtë në Suharekë

Dje në fshatin Shirokë të Suharekës një person i cili ishte duke u trajtuar në spitalin e Prizrenit ka ndërruar jetë.

Policia e Kosovës në raportin e saj 24 orësh e ka cilësuar vdekje të dyshim këtë rast.

Trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

“Fsh. Shirokë, Suharekë 07.01.2019 – 13:33. Lidhur me rastin viktima që ka qenë duke u trajtuar në spitalin e Prizrenit me datë 08.01.2019 ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet për obduksion”, thuhet në raport.

SHPËRNDAJE