Vdes 13-vjeçarja që u godit me veturë ditë më parë në fshatin Llugë të Podujevës

Një aksident trafiku ka ndodhur para rreth dy jave në fshatin Llugë të Podujevës, ku një e mitur u godit nga një veturë.

Viktima pësoi lëndime të rënda trupore me ç’rast edhe u dërgua për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare.

Siç mëson Llapi.info, 13-vjeçarja, V.C., nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra nga ky aksident, ku edhe ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme në QKUK.

Ndërkohë, Policia e Kosovës javë më parë ka bërë të ditur se ka arrestuar të dyshuarin, i cili më pastaj është dërguar në mbajtje.

“Fshati Llugë, Podujevë 09.11.2020 – 10:05. Vozitësi m/k me veturë, nga pakujdesia, ka goditur këmbësoren f/k. Viktima është dërguar në QKUK dhe është hospitalizuar pasi ka lëndime të rënda trupore. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka thënë PK.