Vdes anëtari i NISMA-s

Endrit Zabërgja nga NISMA ka treguar se Besart Rama një i ri, anëtar i NISMA-s ka vdekur.

Zabërgja tha se Rama ishte bashkëpuntër që nga themelimi i rinisë së NISMA-s.

Ai u shprehu ngushëllime familjes.

Ky është postimi i tij i plotë:

Sot me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të shokut tonë Besart Rama.

Besarti ishte bashkëpunëtor i imi që nga themelimi i rinisë së NISMA-s, ai gjithmonë ishte i hareshëm, pozitiv, plot vullnet dhe ambicie.
Besartin do ta kujtojmë gjithmonë si shembull të djalit punëtor e të sinqertë.

Ngushëllime familjes dhe gjithë atyre që e njohën!

Do jetosh gjithmonë në zemrat dhe kujtimet tona Besart

SHPËRNDAJE