Vdes gazetari Ibrahim Rexhepi

Ka ndërruar jetë gazetari dhe ekonomisti i njohur kosovar, Ibrahim Rexhepi. Lajmi për vdekjen është bërë i ditur nga kolegët gazetarë të Rexhepit.

Ibrahim Rexhepi që disa muaj ka ushtruar funksionin e këshilltarit të lartë politik në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, ku ministër është Valdrin Lluka.

Ende nuk dihet shkaktari i vdekjes së Rexhepit.

Ai vite më parë ka lënë funksionin e gazetarit për t’u anëtarësuar në partinë e Behxhet Pacollit.

Rexhepi në zgjedhjet e fundit ka qenë në listën e AKR-së për deputet të Kuvendit të Kosovës.

SHPËRNDAJE