Vdes gjatë lindjes aktorja e njohur e këtij seriali (FOTO)

Aktorja dhe këngëtarja e njohur meksikane është ndarë nga jeta në mënyrë tragjike.

Bëhet fjalë për Marla Hiromi Hayakawa, një këngëtare dhe aktore me prejardhje japoneze, e cila ndërroi jetë pas komplikacioneve gjatë lindjes së fëmijës.

34 vjeçarja u bë e njohur në Meksikë pas pjesëmarrjes së saj në emisionin televiziv “La academia” dhe më pas në disa filma ku ndër më të njohurit është seriali me trafikantët e drogës, “The Chema”.

E ëma e aktores ka pohuar për mediat e huaja se e bija, Marla, donte që të kryente një lindje natyrale, por gjatë të cilës nuk mundi dot të shpëtonte pas komplikacioneve që pësoi.

Në fillim aktorja kishte pësuar gjakderdhje, të cilat u pakësuan falë një ndërhyrje kirurgjikale, por mesa duket kompikacionet në zemër nuk mund të shmangeshin, duke sjellë edhe vdekjen e aktores së njohur meksikane.

Tragjedia u bë edhe më e madhe, pasi edhe vajza e saj që donte të sillte në jetë, Julieta, nuk mundi dot të jetonte./ El Tiempo

/

SHPËRNDAJE