Vdes ish-anëtari i LDK’së në Prishtinë

Ka vdekur Rushit Selimi, ish-anëtar i Kryesisë së nëndegës së LDK’së në Prishtinë

Kjo është bërë e ditur nga nëndëga Dardania e kësaj partie.

Varrimi i të ndjerit siç njoftohet, do të bëhet sot në orën 13:00.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar miq,

Me pikëllim të thellë ju informojmë se dje me 05/7/20 ka shkuar në amshim ish anëtari i kryesisë së nëndegës Dardania të LDK, z.Rushit Selimi. Axha Rushit ishte anëtar i devotshëm i cili edhe përkundër moshës së shtyrë një aktivist i pashoq i Lidhjes Demokratike të Kosovës të cilës nuk ju nda kurrë që nga fillimi. Do ta kujtojmë me shumë mallë e krenari përherë ashtu siq ishte i kujdesshëm dhe mik i vërtetë. Me këtë rast kryesia e LDK, Dega e IV i shprehë ngushëllime të sinqerta familjes së z. Selimi për humbjen e tyre.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot në Prishtinë në varrezat në Arbëri në orën 13:00.

SHPËRNDAJE