Vdes ish-deputeti shqiptar

Është ndarë nga jeta në moshën 80-vjeçare ish-deputeti i PS në Korçë, Niko Faber. Lajmi është bërë i ditur nga miqtë e ish-politikanit, të cilët kanë shprehur dhimbjen dhe ngushëllimet për humbjen e tij.

Faber mësohet se  ka ndërruar jetë për si pasojë e një ataku kardiak.

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Faber.

“Një lajm i hidhur për vdekjen e papritur të ekspertit studiuesit dhe deputetit Niko Fabri. Përhere i angazhuar për sfidat e bujqësisë dhe problemet specifike të zonës të tij elektorale. Ngushëllime familjes, miqve dhe kolegëve. I paharuar! U prehte në paqe! I qofte i lehte dheu i kësaj toke deputetit model, të dashurit Niko Faber! Arbeni’, shkruan ai në rrjetet sociale.

Edhe Presidenti Ilir Meta në një reagim të facebook shkruan se ishte një lajm shumë i trishtë dhe befasues për të ndarja nga jeta e ish-deputetit Niko Faber.

Ilir Meta: Kontributi i Tij publik, si në Korçë dhe në nivel kombëtar do mbetet gjithmonë i nderuar. Do na marrë malli gjithnjë e më shumë për burra të tillë, patriotë, me dinjitet dhe kontribut qytetar.Jam pranë familjes Faberi, të afërmve dhe të gjithë miqve të Tij në këtë ditë tragjike.I përjetshëm kujtimi i Tij!

Niko Faber ishte figurë e njohur në Korçë. Ai ka përfaqësuar këtë qark për dy mandate deputeti rresht në Kuvendin e Shqipërisë.

Ai ishte dhe nënkryetar i Federatësë së Paqes Universale.

SHPËRNDAJE