Vdes në moshën 23 vjeçare futbollisti i këtij ekipi

Futbollisti i Athletic Bilbao, Aitor Gandiaga ka ndërruar jetë në moshën 23 vjeçare si pasojë e një aksidenti fatal me makinë.

Futbollisti i Athletico Bilbao, Aitor Gandiaga vdiq në moshën 23 vjeçare pas një përplasje fatale me makinën e tij në rrugën BI-633 në komunën e Bizkaia, transmeton lajmi.net.

Gandiaga, i cili gjithashtu luajti në ekipin e të rinjve të Eibar, u stërvit në kategoritë rinore të Athletic Bilbao dhe ishte në huazim te skuadra Gernika.

Aksidenti ndodhi rreth orës 17:40 të së Dielës, 3 janar, kur një “Peugeot 307” dhe një autobus u përplasën ndërsa udhëtonin pranë kryqëzimit Iruzubieta, në Bizkaia të Spanjës. Si rezultat i aksidentit, Aitor Gandiaga, fatkeqësisht vdiq ndërsa shoferi i autobusit dhe një pasagjer femër u dërguan në spital, ku janë në gjendje të rrezikshme për jetën.

Gerrikagoitia sezonin e kaluar kishte regjistruar 28 paraqitje dhe kishte shënuar një gol në Secunda Division, ai ishte 23 vjeçar në kohën e vdekjes së tij.

Vdes në moshën 23 vjeçare futbollisti i Athletic Bilbao