Vdes një 27 vjeçar nga koronavirusi në Kosovë

Një 27 vjeçar ka vdekur si pasojë e koronavirusit gjatë ditës së djeshme në Kosovë.

Lajmi u bë i ditur nga ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Zemaj përmes një konference për media bashkë me kryetarin e komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, bëri thirrje për kujdes të shtuar.

“Besoni dje kemi pasur një vdekje të vitit 1993, ai nuk e ka marrë diku virusin por i është bartur nga dikush”, tha Zemaj.