Vdes një 44 vjeçar nga pickimi i rriqrave

Në fushat e këtij fshati kulloste bagëtinë. Por, një 44 vjeçar nga Bubla e Suharekës ditë më parë u pickua nga rriqrat.

Një pickim i tillë atij i shkaktoi ethe hemorragjik, të cilave edhe nuk mundi të ju mbijetojë.

Për këtë rast të vdekjes, janë njoftuar edhe drejtoria e Shëndetësisë në Malishevë.

Ndërkohë, kjo është vdekja e parë nga ethet hemorragjike në gjashtë vitet e fundit në Malishevë.

Por, pickimet nga rriqrat në këtë rajon nuk janë gjë e pazakontë.

SHPËRNDAJE