Vdes një person në aksident trafiku në Podujevë

Një person i gjinisë mashkullore ka humbur jetën dje në një aksident trafiku në Podujevë

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar policia përmes raportit 24 orësh.

Detaje se si ndodhi ky aksident i gjeni në njoftimin më poshtë:

Rr. “Xhemajl Mustafa”, Podujeve 08.03.2019 – 15:15. Raportohet aksident trafiku me fatalitet me përfshirjen e dy automjeteve me tabela vendore dhe me vozitës meshkuj K/Shqiptar. Vdekjen e vozitësit e ka konstatua mjeku kujdestar në qendrën e mjekësie familjare Podujevë. Me vendimin e prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet për obduksion në IML. Rasti është iniciuar dhe mbetet nën hetime.