Vdes një tjetër motoçiklist: Videon e këtij aksidenti duhet ta shihni

Një aksident me pasojë vdekjen e një 32-vjeçari është regjistruar në orët e mbrëmjes së të martës në Mat.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22.50 në fshatin Suç, ku shtetasi M.Ll, duke drejtuar një motoçikletë ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një mjet tip “Zetor”, me drejtues shtetasin P.Gj, rreth 49 vjeç, banues në fshatin Suç.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur i vdekur drejtuesi i motorit, shtetasi M.Ll, rreth 32 vjeç, banues në fshatin Suç. Drejtuesi i mjetit tip ‘Zetor’, është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon hetimet në vendngjarje, për të përcaktuar shkakun e aksidentit. Ndërkohë në emisionin “Ekopolitikë” është publikuar një video, nga një aksident me motor në Peqin.

Në video duket parakalimi i gabuar i motorit, i cili më pas është aksidentuar. Siç duket në video, drejtuesi i motorit pasi ka hyrë në parakalim është përplasur me një automjet që po i vinte përballë. Fatkeqësisht drejtuesi i motorit ka humbur jetën.

Aksidenti ka ndodhur para dy javësh, ndërsa videoja u publikua ekskluzivisht në emisionin “Ekopolitikë” me gazetaren Aurora Sulçe.

SHPËRNDAJE