Vedat Muriqi te Lazio, Xherdan Shaqiri ka një koment për sulmuesin e Kosovës

Ylli i futbollit nga Kosova, Xherdan Shaqiri, i ka uruar fat Vedat Muriqit pas kalimit të tij nga Fenerbahce te Lazio.

Sot (15 shtator), klubi i Lazios e ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit të Kosovës. Reprezentuesi i Kosovës më 13 shtator udhëtoi drejt Romës, teksa dje kreu testet mjekësore dhe sot edhe zyrtarisht është prezantuar nga Lazio.

Sulmuesi shtatlartë ka nënshkruar kontratë 5 vjeçare, teksa te klubi italian do fitojë 2.2 milionë euro në vit.

Futbollisti i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, i ka uruar fat Vedat Muriqit te Lazio, duke i komentuar në rrjetin social ‘Instagram’.

“in bocca al lupo vedoo[Vedat]” – ishte komenti i Shaqirit në gjuhën italiane, e që në shqip do të thotë “Paç fat”.

SHPËRNDAJE