Vëllai i kryetarit të nëndegës së PDK-së në Prekaz presion mbi votuesit – Blerim Latifi e denoncon rastin (Foto)

Numri i madh i kandidatëve për deputetë në listën e PDK-së në Skenderaj dhe tradita e krijuar një disa persona për ndikime politike, duket se po vazhdon edhe në këto zgjedhje.

Veriu.info ka siguruar një foto ku shihet Selim Bejta, duke iu bërë ndikuar tek votuesit në kabinën e votimit.

Me legjislacionin zgjedhor në fuqi, presioni tek votuesit është i kundërligjshëm dhe i denueshëm.

Selimi që shihet në foto është vëllau i Haxhi Bejtës, kryetarit të nëndegës së PDK-së në Prekaz.

Rastin e ka denoncuar edhe kandidati i PDK-së për deputet në Kuvendin e Kosovës, Blerim Latifi, që është edhe këshilltar i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit.

“Thirrje prokurorisë Kosovës. Në Prekaz të Epërm, nga disa banditë, është duke u ushtruar presion kriminal mbi votuesit për ta deviju vullnetin e lirë të qytetarëve. Therras prokurorinë e shtetit të veproj”, ka shkruar Blerim Latifi në Facebook.