Vëllezërit Geci nga Skenderaj, fushatë në Vushtrri në përkrahje të Xhafer Tahirit

Vëllezërit Geci nga Skenderaj, fushatë në Vushtrri në përkrahje të Xhafer Tahirit nga LDK-ja.

Xhafer Tahiri duket ta ketë shpinën e fortë në Vushtrri. Atij i kanë ardhur përforcime nga Skenderaj dhe hiç me pak së vëllezërit Geci nga Llausha. Në disa fotografi të postuara në rrjetet sociale, shihet Nebih Geci, njëri prej vëllezërve Geci, me ca miq të tij të kenë qëndruar në Vushtrri në përkrahje të kandidatit të LDK-së për kryetar komune.

Vëllezërit Geci ishin ata që kishin shkaktuar ‘hallakamën’ e madhe në LDK në vitin 2006, në një Kuvend zgjedhor që kishte përfunduar me rrahje me karrige.

Gani Geci së fundi është në një proces gjyqësor për vrasjen e një personi në Skenderaj.

Tahiri më 19 nëntor do të takohet me kundër kandidatin nga PDK-ja, Ferit Idrizi. /gazetametro.net

SHPËRNDAJE