Vëllezërit Mziu u sjellin telashe fqinjëve – ndërtojnë në pronën e tyre dhe bllokojnë rrugët

Një vend ku po punohet është shndërruar në problem në mes të tri familjeve nga Lipjani.

Ndërtesa dy katshe që po ndërtohet këtu, sipas dokumenteve i përket familjes Mëziu.

Por ky ndërtim, po u paraqet problem banorëve të tjerë.

Nexhat Dodaj, thotë se shtëpia të cilën e ka blerë dhjet vjet më parë, është ndërtuar para pesëdhjete viteve, dhe gjithçka ka qenë ashtu siç është tani.

Thotë se atij i është kërkuar që rrethojën ta zhvendos brenda oborrit të tij për katër metra, dhe pjesën e humbur nga zhvendosja e rrethojës së tij, ta kërkoj të komshiu më poshtë.

Por, Dodaj thotë se nuk ka gjetur zgjidhje as për këtë, pasi që nuk pritet të arrihet një zgjidhje në mes të fqinjëve.

E ai i cili po e pëson më së keqi, është Zoran Trajkovic, nga komuniteti serb, i cili  thotë se atij po i bllokohet hyrja në rast të ndërtimit të këtij objekti nga Vëllezërit Meziu.Trajkovic, thotë se ka bërë ankesa në komunë dhe polici, por deri me tani askush nuk i ka ndihmuar.

Ai thotë se parcela në të cilën po bëhet ndërtimi, në të kaluarën ka qenë e kushëririt të tij dhe se Vëllëzërit Meziu i kanë kërkuar që ai t’ua pjesën ku e ka garazhën, në këmbim të rrugës, por nuk ka pranuar.

Vëllezërit Mëziu të njohur në skenën muzikore, ani pse kanë qenë të pranishëm gjatë kohës kur po bëheshin punimet, nuk kanë pranuar të flasin para kamerave.

Ata, prapa kamerave kanë thanë që janë të fokusuar në biznesin e tyre të muzikës, dhe se nuk kanë të bëjnë asgjë me ndërtimin që po sjell telashe në lagje.

E nga komuna e Lipjanit, e kanë pranuar që pesë parcela në këtë zonë, janë të blera nga Vellëzrit Meziu.

Në këtë komunë, thonë se projekti që po ndërtohet, është plotësisht në përputhje me ligjin, dhe se leja për ndërtim është lëshuar nga komuna.

Ata thonë se pavarësisht njoftimit publik që e kanë bërë, deri më tani kanë pranuar ndonjë ankesë.

Komuna thotë që kjo pjesë e rrethojës është e uzurpuar nga Dodaj, dhe se do t’i kërkohet që ta zhvendos atë më brenda, e nga zhvendosja e saj, të krijohet një rrugë në të cilën mund të kalojë familja Trajkovic.

SHPËRNDAJE