Vëmendje, Gjermania kërkojnë punëtorë me profile

Drejtori i Agjencionit të Përkrahjes së Punësimit në Kosovë (APPK), Bedri Xhafa ka thënë se çelësi i trajtimit të kthyerve për personat e kthyer në Kosovë nga vendet e Bashkimit Evropian është qasja individuale.

“Dallimi mes të kthyerve mund të jetë astronomik. Ka të kthyer që kanë qëndruar në botën e jashtme prej 20 vitesh, dhe ai ka krijuar një botë krejt tjetër dhe ne duhet t’i qasemi asaj bote. I kthyeri mund të ketë përvojë dhe ne mund të përdorim përvojën e tij. Por i kthyeri mund të ketë qëndruar dy vite si rast social dhe atij duhet t’i qasemi krejt në një mënyrë tjetër”.

Xhafa ka thënë se qëllimi i ri integrimit të kthyerve është që ata të jenë në gjendje të “mbajnë vetën”, përcjell Telegrafi.

Drejtori i Agjencionit të Përkrahjes së Punësimit në Kosovë ka thënë se migrime të qytetarëve do të këtë gjithmonë, por ato duhet të jenë të ligjshme.

“Kanë filluar elementet e para që Kosova po i kthehet emigrimit të ligjshëm dhe qarkor në mënyrë profesionale. Njeriu ka me pas nevojë të lëviz në Gjermani të shkollohet dhe të kthehet”.

“Migrim do të ketë gjithmonë. Migrimet legale janë të mundshme. Të bëjmë si shoqëri diçka më shumë që migrimet legale të trajtohen si një proces normale. Shembull, Gjermania ka nevojë për infermiere dhe në Kosovë ka mbi 8 mijë të tilla të papunë. Nëse një pjese të tyre u mundësojmë të shkojnë atje, të gjithë do të ishin të kënaqur”, tha ndër të tjera Bedri Xhafa.