Vendi drejt një Qeverie teknike?! Haradinaj me deklaratën e papritur

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj pas takimit me kreun e LDK’së, Isa Mustafën, ka thënë se AAK’ja e përkrah mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, që e ka nisur LDK’ja si partnere e koalicionit qeverisës.

Haradinaj thotë se gjendja nuk duhet të mbetet pezull, pas nismës së LDK’së për ta rrezuar Qeverinë e Albin Kurtit.

“Meqenëse ka një mocion, nuk duhet që gjendja të mbetet pezull”, tha Haradinaj.

Ai thotë se në takim është folur vetëm për mocionin, ndërsa paralajmëroi takime të tjera me Mustafën.

SHPËRNDAJE