Vendim tronditës: Nga nesër asnjë patentë shofer i Kosovës nuk vlenë, ja çfarë duhet të bëni

Oda Ekonomike e Kosovës ka thënë se bizneset në Kosovë janë të diskriminuara sa i përket transportit të mallrave, për shkak të mungesës së dokumenteve të automjeteve për lëvizjen e lirë nëpër vende, si dhe mosnjohjen e patentës së shoferit të lëshuar nga institucionet e Kosovës. OEK-u thotë se secili transport ngarkohet me një kosto shtesë prej 2,500-3,000 euro. E sikur Kosova të ishte e barabartë me shtetet tjera, atëherë do të hapeshin 20,000 vende të reja të punës.

“Komuniteti i biznesit kosovar është i orientuar më tepër në veprimtari ekonomike, shërbyese e tregtare dhe në këtë drejtim transporti është një seksion i cili po të shfrytëzohej me të drejta të barabarta me homologët nga rajoni, në Kosovë do të hapeshin afër 20.000 vende të punës në këto shërbime”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Oda Ekonomike e Kosovës.

Një shqetësim tjetër është edhe fakti që Austria e pamundëson kalimin tranzit nëpër këtë shtet, drejt vendeve të tjera evropiane sepse nuk e pranon patentë-shoferin e lëshuar nga institucionet kosovare, po ashtu shqetëson fakti i procedurave burokratike për dhënien e vizave që është shndërruar në një ndër barrierat më të theksuara për biznesin vendor, sidomos në vitin 2016, 2017 e për fat të keq po vazhdon edhe në vitin 2018. (Kliko mbi link dhe shiko pamjen e plotë ⤵⤵⤵)

“Oda Ekonomike apelon tek institucionet vendore që me urgjencë të kontaktojnë institucionet e shtetit mik të Austrisë për të diskutuar lidhur me këtë barrierë shqetësuese sepse ne jemi pjesë e Ballkanit Perëndimore dhe shpresojmë të jemi pjesë e familjes evropiane, ndërkohë futja e Kosovës në grupin e këtyre shteteve është dëmi më i madh që i bëhet, qoftë në aspektin ekonomik, integrues, psikologjik e më së shumti në imazh”, thuhet në komunikatën e OEK-ut.

Në aspektin rajonal dhe në implementimin e CEFTA-s vetë fakti që dy shtete nuk e kanë njohur shtetësinë e Kosovës, siç është Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, në të njëjtën kohë ato nuk pranojnë dokumentacione dhe e pamundësojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve, shërbimeve dhe mallrave nga Kosova me ç’rast e bëjnë të pamundur të jemi të barabartë dhe konkurrues në këtë pikëpamje.

Vetë fakti që ne si shtet nuk posedojmë kartonin e gjelbër, ATA-karnetin, TIR-karnetin dhe shumë dokumente obligative për biznes ndërkombëtar, bizneset vendore janë të obliguara që të shfrytëzojnë shërbimet transportuese nga vendet e rajonit gjë që e ngre koston e importit dhe e godet drejtpërdrejt qytetarin.

Aq më keq është fakti që shumë kompani vendore posedojnë mjete transportuese, por është i pamundur shfrytëzimi i tyre, e në të njëjtën kohë një maunë importesh nga vendet evropiane e ngarkon koston importuese në 2500-3000 euro.

SHPËRNDAJE