Vendimi i çuditshëm i trajnerit: Ylli kosovar inkuadrohet në ndeshje për t’u larguar vetëm 13 minuta më pas

Florent Muslija i cili është lojtar i Hannover 96, u vendos të zëvendësohej pas 13 minutave në ndeshjen kundër Stuttgart.

Ai u inkadrua në minutën e 78, për t’u larguar në minutën e 86′, e duke u zëvendësuar kështu me Emill Hansson.

Florent Muslija u ndje i zhgjënyer nga vendimi i trajnerit, ndërsa vetë trajneri Kocak tha se: ”As mua nuk më pëlqeu. Unë nuk bëj zëvendësime që vetëm ta largojë nga loja. Nëse dikush nuk përputhet me ekipin, unë duhet të mbroj ekipin.”

Muslija u largua me qetësi nga ndeshja, duke mos shkaktuar grindje me trajnerin e tij, por duke ndjerë thellë zhgënjim.

”Unë isha i durueshëm në fillim të ndeshjes, por ndodh që më humb durimi. Nëse dikush nuk lëviz, atëherë mua më duhet të mbroj ekipit”, tha trajneri, Kenan Kocak.

SHPËRNDAJE