Vendimi i plotë i Gjykatës Supreme për votat e ardhura nga Serbia

Gjykata Supreme ka vendosur që mbi 3 mijë e 700 pako me fletëvotime të ardhura nga Serbia të mos jenë pjesë e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të jashtzakonshme të 6 tetorit.

Kjo GJykatë njëherit ka refuzuar të gjitha ankesat e pranuara nga kandidatët për deputet të subjekteve politike për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 tetorit.

“Duke iu referuar pyetjeve tuaja, ju informojmë se, Gjykata Supreme brenda afatit ligjor ka shqyrtuar dhe vendosur në lidhje me gjitha ankesat e pranuara nga deputet të subjekteve politike. Gjykata Supreme ka pranuar 7 ankesa të deputetëve nga subjekte të ndryshme politike. Pas shqyrtimit nga ana e Kolegjit, Vendimet janë si në vijim:

Ankesa nga deputetë të Lidhja Demokratike të Kosovës (LDK) është REFUZUAR,

Ankesa nga deputetë të Kosova Demokratik Turk Partisi (KDTP) është REFUZUAR,

Ankesa nga deputetë të Partisë Liberale Egjiptiane (PLE) është REFUZUAR,

Dy ankesa nga deputet të Lëvizja Vetëvendosje-së (LVV) janë REFUZUAR,

Ankesa nga deputetë të Partisë Demokratike të Ashkalinjëve (PDA) është REFUZUAR dhe
Ankesa nga deputetë të Progresivna Demokratska Stranka (PDS) është HEDHUR POSHTË SI E PA-LEJUAR”, thunet nga Gjykata.

Kandidatët e VV-së kërkuan që të mos hiqen nga zgjedhjet fletëvotimet e ardhura nga Serbia. Nga këto refuzime të Supremes i bie që Nisma do të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka filluar të rinumëroj 1400 vendvotime nga vendimi i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

 

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE