Vendimi për arrestimin e ‘gylenistëve’ u mor në Uashington

Arrestimin dhe deportimin e gjashtë ‘gylenistëve’ e sheh ndryshe nga shumica e opinionit kosovar, gazetari kosovar me kombësi turke Birol Urcan.

Ai thotë se vendimi për këtë aksion nuk është marr në Prishtinë e as në Ankara, por në Uashingon.

Urcan beson se ky arrestim është bërë si rezultat i negociatave në mes të Turqisë dhe SHBA’së, përcjell gazetametro.net.(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje ⤵) .

“Po më çuditë, ky besimi i Kosovarëve dhe Turqve se shtetet tona kanë aq sovranitet sa për të vendosur në mes vete lidhur me çështje të komplikuara si deportimi i pjesëtarëve të FETO-s. Unë mendoj se vendimi për deportimin e Gulenistëve është marrë diku përtej Atlantikut, në Uashington apo gjetiu, si rezultat i negociatave mes Turqisë dhe SHBA-ve, ndërsa ky vendim i është komunikuar AKI-së nga Dragodani”, ka shkruar Urcan.

Birol Urcan

Tutje, ai thotë se AKI nuk do të kishte guxuar të ndërmarr këso lloj aksioni pa dijeninë e miqve perëndimor.

Ndërsa këtu duhet shtuar edhe fakti se askush nga SHBA dhe BE nuk ka reaguar për të kritikuar Kosovën për këtë aksion.

“Sepse është vështirë të besohet se AKI mund të ndërmerr këso aksione pa dijeninë e miqve Perëndimorë. Për mua lajmi është tek pyetja se pse Dragodani ka vendosur që për këtë punë të anashkaloj plotësisht Kryeministrin, Kryeparlamentarin dhe Presidentin, ku jo vetëm nuk i ka informuar, por është kujdesur që tërë operacionin ta mbaj fshehtë nga ta”.

Urcan ngrit edhe një pyetje, se pse u anashkaluan të tre liderët institucional të Kosovës për këtë aksion. Ai thotë nëse kjo ka ardhur si rezultat i humbjes së besimit te ta.

“A mos është ky edhe një tregues që Uashingoni ka humbur tërësisht besimin në këta tre liderë, pas tentimit për zhbërjen e gjykatës speciale?”, ka thënë gazetari Urcan, i cili për një kohë të gjatë ka punuar në mediat kryesore kosovare. /gazetametro.net

SHPËRNDAJE