Vendimi që mori kur i kërkuan të këndojë serbisht: Lexoni 6 fakte për Nexhmije Pagarushën

Nexhmije Pagarusha ikona e muzikës shqipe, është e njohur si një grua e cila gjatë gjithë karrierës së saj i ka shërbyer me nder dhe dashuri atdheut të saj përmes artit, shkruan Gazeta Metro.

Ajo asnjëherë nuk ka pranuar të këndoj diçka që i tejkalon vlerat tona e të lë pas dore muzikën e mirëfilltë shqipe, këtë më së miri e dëshmon anulimi i një koncerti në Maqedoni, ku i është kërkuar të këndoj në gjuhën serbe dhe zonja Nexhmije është larguar nga skena dhe nuk ka kënduar fare.

Nexhmie Pagarusha ka përfuduar shkollën e muzikës në Beograd, dhe gjatë gjithë karrierës së saj artistike ka performuar në koncerte në vende të ndryshme të botës, duke e bërë kështu Kosovën të njohur kudo që ka hedhur hap.

Gazetametro.net ka përzgjedhur disa fakte ndoshta të pa dëgjuara nga jeta e zonjës Nexhmije, t’i ndajë me ju, fakte këto të grumbulluara bashkë më vëllanë e saj Tarikun.

1. Gjatë gjithë karrierës së saj ka kënduar mbi 150 këngë.

2. Nexhmija është krahasuar me yjet më të mëdha botërore, sa sa ishte në shkollë në Beograd, madje atë e kanë krahasuar me zërin e rrallë francez Zhyliet Greko. Poashtu profesorët e shkollës së muzikës kanë thënë se është ofendim ta krahasojmë Nexhmijen me ndonjë emër tjetër, sepse zëri i saj është i rrallë.

3. Përveç muzikës ajo ka qenë edhe aktore. Ka luajtur në shumë filma dhe është cilësuar nga regjisorët si një aktore e përkryer.

4. Ka mbajtur koncerte në vende të ndryshme të botës, si në Irazel, Bullgari, Bosnjë dhe Hercegovinë, dhe në Kosovë e Shqipëri pa dyshim.

5. Frika më e madhe e saj është aeroplani.

6. Idhulli i saj i përjetshëm ka qenë gjithmonë babai i saj, i cili ishte mësues me profesion, dhe siç tha Tariku vëllau i saj për Gazetë Metro, gjithmonë do t’i falenderohet atij për suksesin e saj.

Kujtojmë se Nexhmija e ka anuluar një koncert në momentin e parë që ka dalë në skenë në Maqedoni, pasi që publiku ka filluar të bërtas dhe të mos e lejoj të këndoj shqip. Ata i kanë kërkuar të këndoj në gjuhën serbe por Nexhmija i ka mbyllur perdet e skenës dhe është larguar, duke e refuzar menjëherë kërkesën e tyre.