Vendlindja i jep përkrahje të madhe Rrustem Musës

Kur kemi hyrë në fazën e fundit të fushatës zgjedhore, kandidatët për deputetë i kanë intensifikuar aktivitetet e tyre.

Kështu po vepron edhe kandidati i PDK-së për deputet nga Mitrovica, Rrustem Musa, i cili së fundmi ka qëndruar në fshatin e tij të lindjes, ku thotë se ka marrë përkrahje të madhe.

“Përkrahje dhe entuziazëm i madh për fitoren e Fillimit të Ri më 11 Qershor, nga banorët e fshatit tim Bajgorë. Platforma #FillimiRi është garancë për zhvillimin e rajonit të Shalës së Bajgorës”,  ka shkruar Rrustem Musa në Facebook, i cili mbanë numrin 71 në kuadër të listës PDK-AAK-NISMA.

 

SHPËRNDAJE