Vendos KQZ, a do të fillojë numërimi i votave të diasporës?

Në konferenën e sotme për media nga Komisioni Qendror Zgjedhor u vendos për votat e diasporës.

Valdete Daka, Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka thënë se do ta zbatojnë vendimin e Gjykatës Supreme lidhur me numërimin e 4639 fletëvotimeve të votuesve jashtë Kosovës.

Dakaj në këtë konferencë ka thënë se na pëlequ apo jo vendimi i Gjykatës Supreme nuk ka nevojë për komentim pasiqë KQZ e ka për obligim të respektojë atë.

“Tashmë e kemi një aktgjykim të Gjykatës Supreme dhe në bazë të këtij aktgjykimi ne jemi obliguar t’i numërojmë fletëvotimet e votuesve jashtë Kosovës. Mendoj që s’ka nevojë me komentu këtë aktgjykim. Kemi obligimin dhe nuk besoj që kemi çka me shtu sa i përket këtij aktgjykimi. Na pëlqeu, s’na pëlqeu, aktgjykimi tash është në duart tona dhe e kemi detyrim ligjor që ta zbatojmë ashtu qysh është. Me siguri që do ta zbatojmë. Unë nuk e komentoj asnjë aktgjykim të askujt, sidomos të gjykatave, meqenëse edhe vetë jam gjyqtare”, ka thënë Daka.

E pas ankesës të LVV-së, Supremja ka vendosur të pranojë ankesën duke vendosur për numërimin e votave të ardhura me vonesë nga diaspora.

Bëhet fjalë për 4 mijë e 369 vota.

SHPËRNDAJE