Vendosen barriera betoni në sheshet e Prishtinës

Komuna e Prishtinës ka vendosur mbrojtëse të betonit në hyrje të shesheve.

Zyrtarë të Komunës kanë thënë për Radion Evropa e Lirë se kjo kërkesë ka ardhur nga Policia e Kosovës për të rritur nivelin e sigurisë gjatë festave të fundvitit.

Pas përfundimit të festave këto mbrojtëse prej betoni do të largohen dhe gjithçka do të kthehet si më parë.

Megjithatë, disa qytetarë kanë thënë se Kosova nuk është e rrezikuar nga sulmet terroriste dhe se nuk duhet të ngjallet frikë.

Mbyllja për vetura e hyrjeve të shesheve me mbrojtëse të betonit është bërë edhe në qytete të ndryshme evropiane.

Prishtina vendos barriera betoni në sheshe

Komuna e Prishtinës ka vendosur mbrojtëse të betonit në hyrje të shesheve. Zyrtarë të komunës kanë thënë për Radion Evropa e Lirë se kjo kërkesë ka ardhur nga policia për të rritur nivelin e sigurisë gjatë festave të fundvitit.

Posted by Jo në emrin tim on Wednesday, December 13, 2017

SHPËRNDAJE